Politike

Fjalimi i parë si Kryetare Kuvendi, Nikolla: Në këtë sallë armiku s’jemi ne! Dua të falenderoj Ruçin, ta kthejmë Parla

10 Shtator 2021, 16:51 Nga DOSJA
Fjalimi i parë si Kryetare Kuvendi, Nikolla: Në këtë

TIRANË– Lindita Nikolla u zgjodh Kryetare e Kuvendit e Shqipërisë me 73 vota pro dhe 4 kundër. Në fjalimin e saj të parë përballë deputetëve të Kuvendit, Nikolla falenderoi të gjithë kolegët që ia besuan postin. Ndër të tjera, ajo u shpreh e emocionuar duke e quajtur detyrën një nder. Nikolla tha se të gjithë duhet të punojnë që Kuvendi të bëhet pasuri publike, e jo një problem për publikun.

FJALIMI I PLOTË:

Faleminderit. Të dashur qytetarë shqiptar. E nderuar drejtuese e seancës. Të nderuar kolege e kolegë deputetë. Të jem sot para jush, para popullit shqiptar, për të qenë e para në Kuvendin e Shqipërisë, është një nder që nuk thuhet dot me fjalë. Përkushtimi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe ligjit kanë qenë përherë detyrë për mua. Sot bëhen përgjegjësi ende më e lartë. Sot marr një angazhim të fortë, por të sigurt, për të drejtuar punën tonë të përbashkët me debat, por jo ngritje, bashkëpunim, e jo përçarje. Dua të falënderoj zotin Ruçi për modelin që krijoi në karrierën politike. Ky Kuvend është rezultat i zgjedhjes së lirë të zgjedhjes së 25 prillit. Shifrat dhe faktet zgjedhore, e madje as përkatësia ime politike nuk do të jenë ylli i karvanit në detyrën që marr përsipër. Për mua pakicën dhe shumicën do i dallojnë numrat. Bashkë Kuvendin duhet ta bëjmë një pasuri publike, e jo një problem për publikun. Të mos kërkojmë përgjigje të majta apo të djathta, por të drejta. Në këtë sallë armiku s’jemi ne. Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme dhe të kundërta”.

Betohen 140 deputetë/ Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare, PD gris fletët e votimit, LSI jo, përplasja e parë e Ramës me demokratët (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lindita nikolla seance plenare 10 shtator 2021 lindita nikolla seance plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 16:20

TIRANË– Pasi përfundoi procesi i votimit për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Belind Këlliçi kërkoi që Rama të vinte dhe ti merrte fletat e votim...