Politike

Mblodhi mbeturinat në sallë, Rama bën si i paditur: Këtë mandat do pastrojmë Shqipërinë, do heqim edhe qeset plastike. D

10 Shtator 2021, 16:53 Nga DOSJA
Mblodhi mbeturinat në sallë, Rama bën si i paditur:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të ironizojë lëvizjen e tij ndaj opozitës sot në Kuvend, ku u çua për t’i mbledhur mbeturinat që lanë pas. Në një prononcim për mediat, Rama tha se shumë shpejt maxhoranca do të merrte një vendim për mbeturinat, ndërkohë që foli dhe për betimin tek presidenti Ilir Meta.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Rama: Votat e grisura, për të pikturuar në zyrë? Ishte një moment i rëndësishëm dhe një moment i bukur për ne sepse nga sot Kuvendi ka në krye një grua të admirueshme dhe një politikane që nuk i ka fryrë konfliktit. Është lajmi i mirë besoj unë. Sa i përket pyetjet që më bën, ky mandat do të jetë shumë i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë. Do të marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike. Jo vetëm zonat turistike por edhe ato rurale të kenë një nivel tjetër në raportin me mjedisin. Ishte gjest institiktiv. Jemi duke punuar prej dy muajsh. Qesen e kërkova se nuk e kisha me vete.

Meta do t’ju dekretojë?

Rama: Keni të drejtë që të thoni çfarë të doni. Ka një dallim të qartë. Dallimi mes qendrimeve politike dhe distancimeve politike dhe përsa kohë presidenti është në zyrë dhe në pritje për t’u gjykuar. Ai mbetet në detyrë. Ne e kemi marrë vendimin tonë. Kjo është një republikë kushtetuese.

LAJMI KRYESOR: Betohen 140 deputetë/ Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare, PD gris fletët e votimit, LSI jo, përplasja e parë e Ramës me demokratët (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 10 shtator 2021 edi rama seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 16:20

TIRANË– Pasi përfundoi procesi i votimit për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Belind Këlliçi kërkoi që Rama të vinte dhe ti merrte fletat e votim...