Politike

LËSHOI “BOMBËN” për Berishën, sot s’dihet ku është! Pse po hesht Yuri Kim? Mungon edhe në eventin tek Ambasada Amer

10 Shtator 2021, 14:39 Nga DOSJA
LËSHOI “BOMBËN” për Berishën, sot s’dihet

TIRANË– 10 shtatori do të shënohet në histori si një ditë e rëndësishme për politikën shqiptare. Kryedemokrati Lulzim Basha shkoi në Kuvend pa liderin historik të Partisë Demokratike në grupin parlamentar. Për të justifikuar vendimin e tij, Basha tha se ishte presioni i Amerikës, ai që e detyroi të merrte vendimin.

Dje, pas vendimit të Bashës nuk pati asnjë reagim, ndërsa sot ishte faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë, institucioni që përshëndeti vendimin. Ndërkohë që ka qenë vetë Yuri Kim ajo që ka kërkuar me zë dhe figurë përjashtimin e Berishës, madje duke përdorur edhe shprehje nga e shkuara diktatoriale. Orët kalojnë dhe ende asnjë reagim nga ambasadorja Kim.

Madje ajo ka munguar edhe në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Ambasadës Amerikane në kuadër të 11 shtatorit, ditë kur edhe u sulmuan kullat binjake. Në vend të saj, ceremoninë e drejtoi diplomati amerikan Demian Smith, por Kim nuk dukej askund.

Ç’po përgatit vallë kësaj herë ambasadorja Kim? A po takohet me ndonjë politikan në këtë momente për të bërë lëvizjen e radhës? Pse nuk ka reaguar ende për vendimin e Bashës? Tek e fundit ishte ajo vetë që vendosi vijën e kuqe…

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd yuri kim sali berisha sali berisha jashte grupit te pd yuri kim

Sondazh

Poll