Bota

‘Hetimet po zhvillohen në disa pista’, flet zv prokurori i Pejës mbi vrasjen tragjike të dy politikanëve të PDK

9 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
‘Hetimet po zhvillohen në disa pista’, flet zv prokurori i

KOSOVË– Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës, Shkodran Nikçi në një konferencë për shtyp lidhur me rastin tragjik ku u vranë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë.

Nikçi tha se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për autopsi. Ai gjithashtu tha se derisa të vazhdojnë hetimet janë të rezervuar në dhënien e informatave pasi rasti është i ndjeshëm dhe mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

“Të mërkurën mbrëma si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet policore dhe prokurorja e Departamentit të krimeve të rënda.  Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”, u shpreh Nikçi.

Ai bëri të ditur se janë sekuestruar dy armë, ndërkaq dy trupat e viktimave janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në disa pista janë duke u zhvilluar hetimet dhe pasi hetimet të përfundojnë do të dalim me njoftim zyrtar. Derisa të vazhdojnë hetimet duhet të jemi të rezervuar pasi është rast i ndjeshëm dhe mund të dëmtohen hetimet”, tha ai.

Lajmi kryesor/ S’ishte sherr politik! Vrasja e dyfishtë në Pejë, dy anëtarët e PDK-së u takuan për tu sqaruar në lokalin e Ademajt, kishin probleme familjare

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora shkodran nikçi vrasja e politikaneve ne peje shkodran nikçi vrasja e politikaneve ne peje

Sondazh

Poll