Bota

“Me trishtim e mora lajmin…”/ Presidentja Osmani kërkon zbardhjen e vrasjes së politikanëve në Pejë

8 Shtator 2021, 23:08 Nga DOSJA
“Me trishtim e mora lajmin…”/ Presidentja Osmani kërkon

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e shpejt të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Pejës. Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes.

“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

LAJMI KRYESOR: Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin me armë njëri-tjetrin! Sherri nisi në një lokal, viktimat shkuan pa jetë në spital (REAGIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vrasja e politikaneve ne peje vjosa osmani vrasja e politikaneve ne peje

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2021, 21:14

MAQEDONI E VERIUT- 40 minuta kanë mjaftuar për të shkaktuar dhjetra viktima në spitalin COVID të Tetovës. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, viktimat...