Iu vranë dy politikanë! PDK me deklaratë zyrtare: Jemi të tronditur nga lajmi, ngushëllime familjarëve!
8 Shtator 2021, 23:01Nga DOSJA
PEJË– Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës ku viktima janë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe vëllai i Ademajt. Lidhur me rastin ka ardhur edhe reagimi nga PDK, të cilët u kanë shprehur ngushëllimet familjarëve.
“Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDK.
MAQEDONI E VERIUT- Zjarri që ndodhi sonte në spitalin e Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me COVID, ka shkaktuar 16 viktima. Kjo sipas informatave jo-zyrtar...
MAQEDONI E VERIUT- Sonte, një tragjedi e madhe ndodhi në Tetovë pasi spitali ku po trajtoheshin pacientët me COVID u përfshi nga flakët. Pikërisht ky spital, si...
MAQEDONI E VERIUT- Numri dy i zjarrfikësve të Tetovës ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e sotme. Saso Trajcevski ka bërë me dije se ka shu...
AFGANISTAN– Gazetarët e Etilaat Roz, pas marrjes së pushtetit nga talebanët shkruajnë vetëm në gazetën online dhe marrin informacionet e nevojshme për punën e t...
Bota 8 Shtator 2021, 21:14
MAQEDONI E VERIUT- 40 minuta kanë mjaftuar për të shkaktuar dhjetra viktima në spitalin COVID të Tetovës. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, viktimat...
TETOVË– Pamje të tjera të rënda janë publikuar nga shkrumnimi i spitalit të Tetovës, ku janë djegur të gjallë dhjetra pacientë dhe anëtarë të stafit mjekës...
FRANCË – Këtë të mërkurë ka nisur gjyqi historik i një prej autorëve të sulmit terrorist në Francë, të ndodhur në vitin 2015, që la 130 të vdekur.Mediat e ...
TETOVË– Ministria e Shëndetësisë njofton ka viktima nga shpërthimi i ndodhur brenda spitalit COVID në Tetovë që shkakoi më pas edhe një zjarr në të gjithë ...
TETOVË– Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka filmuar momentet e para nga zjarri që përfshiu spitalin COVID në Tetovë. Në videon që ka postuar në Facebook...