Bota

Gazetarët e Etilaat roz dhunohen barbarisht nga talebanët, kryeredaktori: Mund t’i kishin vrarë

8 Shtator 2021, 21:16 Nga DOSJA
Gazetarët e Etilaat roz dhunohen barbarisht nga talebanët,

AFGANISTAN– Gazetarët e Etilaat Roz, pas marrjes së pushtetit nga talebanët shkruajnë vetëm në gazetën online dhe marrin informacionet e nevojshme për punën e tyre nga terreni.

Ditën e sotme, 5 gazetarë të Etilaat Roz janë rrahur dhe torturuar në mënyrë barbare nga talebanët. Ata u dhunuan për shkak së po mbulonin protestën e grave afgane të cilat kërkojnë nga talebanët të mos iu kufizojnë të drejtat.

“Gazetarët e mi dhe kolegët jo vetëm u ngacmuan por u arrestuan dhe u torturuan. Janë torturuar për katër orë. Ata pësuan humbje ndjenjash po në mënyrë të pamëshirshme torturat vazhduan. Ata kanë dëmtime ekstreme në të gjithë trupin. Ata edhe mund të ishin vrarë,”-tha kryeredaktori, Zaki Daryabi.

Sipas gazetarit, Muhamed Veliu një organizatë ndërkombëtare gazetarësh mundi të nxjerrë nga Afganistani disa prej punonjësve të kësaj gazete, të cilët janë strehuar në vendin tonë.

Gazetarët e Etilaat Roz janë fitues të disa çmimeve ndërkombëtare për investigimet e tyre që lidheshin mbi korrupsionin e pafund në Afganistan dhe skandale të tjera.

Gazeta u themelua në vitin 2001 nga Zaki Daryabi.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet rrahin gazetaret talebanet rrahin gazetaret

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2021, 21:14

MAQEDONI E VERIUT- 40 minuta kanë mjaftuar për të shkaktuar dhjetra viktima në spitalin COVID të Tetovës. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, viktimat...