Nis gjyqi historik i sulmit terrorist që vrau 130 persona në Francë, i pandehuri kryesor akuzon autoritetet: Na keni trajtuar
8 Shtator 2021, 20:53Nga DOSJA
FRANCË – Këtë të mërkurë ka nisur gjyqi historik i një prej autorëve të sulmit terrorist në Francë, të ndodhur në vitin 2015, që la 130 të vdekur.
Mediat e huaja raportuan se Salah Abdeslam dhe 19 bashkëpunëtorët e tij dolën ditën e sotme para trupës gjykuese ku u përballën me akuzat e rënda të sulmit terrorist.
Abdeslam ka akuzuar autoritetet franceze se ai dhe 19 të burgosurit e tjerë janë keqtrajtuar gjatë qëndrimit të tyre në burg.
“Duhet të na trajtoni si njerëz, jo si kafshë” është shprehur ai në gjyq.
I pyetur për profesionin e tij, franko-marokeni hoqi maskën e tij dhe i tha gjykatësit:Unë hoqa dorë nga puna për t’u bërë një ushtar i Shtetit Islamik.
Fjalët e tij kanë nxitur familjarët e viktimave që gjendeshin në salën e gjyqit të shpërthenin në të shara ndaj tij.
“Nuk jam ankuar kurrë më parë sepse e kam të sigurt që do të ringjallem pas vdekjes” ka bërtitur Abdeslam gjatë seancës gjyqësore.
Në 13 nëntor të vitit 2015, një person i armatosur hapi zjarr në një sallë koncertesh dhe më pas një shpërthim kamikazi pasoi duke lënë 130 viktima. Një prej protagonistëve të ngjarjes makabër është Salah Abdeslam. Shteti Islamik mori menjëherë përgjegjsësinë e sulmit.
Gjyqi ka nisur 6 vite më pas për të vendosur drejtësi. Procesi do të jetë i gjatë me 140 seanca dhe do të zgjasë 9 muaj. Në këtë gjyq do të dëshmojnë dëshmitarët okularë të ngjarjes si dhe të afërm e familjarë të 130 viktimave.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TETOVË– Ministria e Shëndetësisë njofton ka viktima nga shpërthimi i ndodhur brenda spitalit COVID në Tetovë që shkakoi më pas edhe një zjarr në të gjithë ...
TETOVË– Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka filmuar momentet e para nga zjarri që përfshiu spitalin COVID në Tetovë. Në videon që ka postuar në Facebook...
PEJË- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vrasjes së Astrit Ademajt, kandidat për kryetar të Pejës nga radhët e Partisë Demokrat...
PEJË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e dyfishtë në Kosovë, ku një prej personave që ka humbur jetën është kandidati për kryetar të Pejës nga ...
KOSOVË– Kur më shumë se një muaj na ndan nga zgjedhjet lokale, një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Dy persona janë vrarë sot, një prej tyre ishte kan...
JAPONI– Më 7 shtator, në malin Fuji janë regjistruar reshjet e para të borës për këtë vit.Reshjet e borës së këtij viti kanë mbërritur 21 ditë më herët se...
ARABI- Ish-residenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili u arratis nga vendi i tij, për në Emiratet e Bashkuara, i kërkoi falje popullit afgan dhe tha se ishte...
Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19...
SHBA– Shtëpia luksoze, në Florida e famëkeqit Al Capone, rrezikon shembjen. Zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, të cilët kanë blerë pronën, thonë se ndërtesa...