Aktualitet

“Do na mbeten fëmijët pa bukë”, digjen sipërfaqe të tëra me ullinj në Levan, dëm i madh ekonomik për banorët

8 Shtator 2021, 17:45 Nga DOSJA
“Do na mbeten fëmijët pa bukë”, digjen sipërfaqe

LEVAN– Ditën e sotme, fshati Shtyllas është përfshirë nga flakët dukë shkaktuar dëme të mëdha për banorët të cilët zotërojnë rreth 100 rrënjë ullinj, secila familje.

“Zjarri erdhi edhe mori tërë malin. U dogjën tërë ullinjtë. Nuk dihet sa familje janë të prekura. Rrezikohen shtëpitë nga zjarri, ka dy orë qe ka rënë, zjarrëfiksja erdhi po nuk ka rrugë të kalojë. Është dëm i madh ekonomik për ne.” ka thënë një banore.

Ata dyshojnë se zjarri është vënë nga barinjtë e zonës dhe kërkojnë të gjendet fajtori.

“Do na mbeten fëmijët pa bukë, zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, për punën e çobanëve, nuk ra vetë. Te gjendet fajtori. U dogjën ullinjtë dhe varrezat.” u shpreh i shqetësuar një tjetër banor.

Banorët thonë se ullinjtë, një pjesë e mirë e të cilëve u dogjën, janë burimi kryesor i të ardhurave të tyre dhe kjo ngjarje u ka shkaktuar dëm të madh ekonomik. Ata kërkojnë nga shteti dëmshpërblim për rrënjët e djegura.

Zjarrfikëset e Fierit, Patozit dhe Roskovecit, të cilat u gjendnën menjëherë në vendgjarje e kanë patur të vështirë të kryejnë detyrën për shkak të terrenit tepër të vështirë.

“Shkova ta shuaja zjarrin vetë, kam derdhur djersë. Na ka bërë dëm shumë të madh,” tha një e moshuar.

Banorët e fshatit treguan se ishin detyruar të hynin vetë në mes të flakëve për t’i shuar dhe për të shpëtuar ullinjtë e mbetur, si edhe shtëpitë aty pranë të cilat rrezikoheshin.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjen ullinjte ne levan digjen ullinjte ne levan

Sondazh

Poll