Art&Argëtim

FOTOT/ Fero del para Gjykatës, togat e zeza nuk e kursejnë, e dënojnë me 1 mijë euro gjobë

8 Shtator 2021, 12:36 Nga DOSJA

KOSOVË– Ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dënuar me 1 mijë euro gjobë reperin e njohur Feronit Shabani, i cili përdor gjerësisht emrin e artit Fero. Vendimi u mor sot nga gjykatësi Avni Syla, pasi Shabani e pranoi fajësinë. Së bashku me të akuzoheshin edhe Mehmet Elshani për veprën penale të sulmit dhe Avdullah Islami për veprën penale të kanosjes, por këta dy të fundit janëe shpallur të pafajshëm.

Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020. Sipas aktakuzës, Mehmet Elshani, më 22 mars 2018, rreth orës 13:15 ka përdorur forcën ndaj Lorent Bajramit, por pa pëlqimin e tij. 

 

Sherri ka nisur për një mosmarrëveshje të çastit, lidhur me vendin e parkimit. Të dy pasi kanë debatuar me fjalë, kanë dalë nga mjetet respektive dhe janë përplasur me njëri-tjetrin. Në sherr ka ndërhyre edhe reperi, i cili ka përdorur ndaj Bajramit elektroshok. Veprim për të cilin është shpallur sot fajtor. 

(k.m.a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz fero fero ne gjykate fero fero ne gjykate

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Shtator 2021, 06:29

SHBA– Miley Cyrus kishte mbërritur në një pikë të jetës saqë kishte menduar se i duhej një partner për të mbijetuar. Këngëtarja u hap emocionalisht para fansave...