Rajoni

Thaçi-Vuçiç, sy më sy në Bratislavë. A do flasin për kufijtë?

Njohës të çështjeve politike theksojnë se ky takim është tentativë për ta mbajtur gjallë idenë e ndryshimit të kufijve.
Featured image of article: Thaçi-Vuçiç, sy më sy në Bratislavë. A do flasin për kufijtë? Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi

KOSOVË- Sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të udhëtojë për në Bratislavë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të “GlobSec”, në të cilën do të diskutohet për të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas mediave në Kosovës, në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Njohës të çështjeve politike theksojnë se ky takim është tentativë për ta mbajtur gjallë idenë e ndryshimit të kufijve.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç do të takohen gjatë ditës së nesërme në kryeqytetin e Sllovakisë. Në një konferencë globale, që do të zërë vend në Bratislavë, në të njëjtin panel presidenti Thaçi dhe Vuçiç do ta kenë mundësinë të diskutojnë për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.

Më tej nga Presidenca konfirmojnë se presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në këtë konferencë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment