Aktualitet

Vend me RREZIK të lartë! Gjermania e rifut Shqipërinë në listën e vendeve të rrezikuara për shkak të Covid, ‘shka

6 Shtator 2021, 06:16 Nga DOSJA
Vend me RREZIK të lartë! Gjermania e rifut Shqipërinë

GJERMANI– Shqipëria është rifutur në listën e vendeve më rrezik në shtetin Gjerman. Ministria e Jashtme gjermane e vendosi sërish Shqipërinë në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit, kjo pasi Instituti Robert Koch e kategorizoi vendin tonë si me rrezik të lartë. Shkak u bë dita e premte pasi kishte numrin më të lartë në rritje të infektimeve.

Në këtë listë rifuten edhe Serbia, Sri Lanka, Azerbajxhani dhe Japonia. Ky kategorizim ka pasoja për udhëtarët që kthehen nga pushimet.

Udhëtarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar Coronën dhe kthehen nga zonat me rrezik të lartë të virusit, duhet për 10 ditë të futen në karantinë, edhe nëse paraqesin një test negativ të Coronës. Vetëm pas ditës së pestë të karantinës, ajo mund të ndërpritet pas një testi negativ. Edhe fëmijët duhet të futen në karantinë. Femijët nën 12 vjeç nuk ka nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh karantinë, ajo mbaron për ata automatikisht pas ditës së pestë. Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të mënjanojnë karantinën, nëse paraqesin një dokument të vaksinimit apo shërimit nga Corona.

Përveç karantinës të kthyerit në Gjermani nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë më parë edhe një formular digjital.

Përshtatur nga DW

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne bote covid ne shqiperi gjermani shqiperia ne listen e rrezikuar covid ne bote covid ne shqiperi gjermani shqiperia ne listen e rrezikuar

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2021, 05:21

TIRANË– Sot futen në fuqi rregullat e reja anti-Covid në kufi të vendit. Të gjithë qytetarët që duan të futen në Shqipëri duhet të kenë me vete ose pasapor...

Aktualitet 5 Shtator 2021, 20:37

TIRANË– Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorishë të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake. Në një renditje ...