Sport

Publikoi fotot nudo të vajzës që e denoncoi për përdhunim, Neymar përballet me akuza të reja

4 Qershor 2019, 09:50 Nga DOSJA
Publikoi fotot nudo të vajzës që e denoncoi për

Sulmuesi i PSG, Neymar i cili është një nga atletët më të paguar në botë, publikoi fotot dhe mesazhet si pjesë e përpjekjeve për të provuar pafajsinë e tij dhe për të vërtetuar se ai kishte rënë viktimë e tentativës së zhvatjes pas akuzave se ai kreu një sulm seksual në një dhomë hoteli në Paris (Lexo këtu).

Megjithatë, gazetat braziliane tani po raportojnë se akuza të reja janë ngritur drejt Neymar me pretendimet se ka shkelur ligjet që ndalojnë imazhet seksuale të natyrës që publikohen pa pëlqimin e palës së dëmtuar.

Disa orë pasi detajet e rastit të përdhunimit kundër tij u bënë publike, Neymar postoi një video në Instagram dhe në faqet e tij në Facebook në të cilën ai mohoi se kishte bërë ndonjë gjë të pahijshme. Ai gjithashtu postoi një seri mesazhe që përfshinin një numër fotografish intime të gruas.

Neymar kërkoi të provojë pafajësinë e tij duke postuar atë që ai thotë ishte një shkëmbim bisedash në Whatsapp dhe asgjë më tepër. Sipas dokumenteve të policisë, gruaja e njihte Neymarin në Instagram. Ai i dha asaj një biletë ajrore nga Brazili në Francë dhe kishte rezervuar një dhomë në një hotel luksoz në Paris.

Kur Neymar erdhi në hotel më 15 maj, ai ishte “me sa duket i dehur”, pohon gruaja. Pas bisedës dhe përqafimeve, “në një moment, Neymar u bë agresiv dhe përmes dhunës u angazhua në marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të viktimës”, – thuhet në dokumentin e policisë.

Në një deklaratë të lëshuar pasi akuzat u bënë publike, menaxheri i futbollistit dënoi “akuzat e padrejta dhe, mbi të gjitha, ekspozimin në shtyp të një situate jashtëzakonisht negative”.
Marrë dhe përshtatur nga: The Telegraph

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport futbollist neymar perdhunim futbollist neymar perdhunim

Sondazh

Poll