Art&Argëtim

4 Shtator 2021, 07:57 Nga DOSJA

SHBA- Thashethemet për ish-çiftin Kardashian-West nuk ndalen. Fansat besojnë se Kanye ka tradhtuar Kim para se të divorcoheshin. Ata duan të dinë se kush është vajza misterioze që ka rrëmbyer vëmendjen e tij dhe jo, nuk bëhet fjalë për modelen Irina Shayk.

Page Six raportoi se Kanye e tradhëtoi gruan e tij, Kim pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë, Saint. Faqja konfirmoi se kënga “Hurricane” e albumit të tij të ri, Donda, flet për këtë situatë.

“Kjo këngë është në një farë mënyre dëshmia për gjërat që ai bëri gabim, ku ai merr përgjegjësinë për shkatërrimin e martesës së tyre. Po të lexoni tekstet me vëmendje, ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martsës me Kim,”-tha një burim i afërt i tyre.

Është e paqartë se cila është vajza me të cilën Kanye ka tradhtuar Kim, por nuk është hera e parë që ai përfshihet në të tilla thashetheme. Në 2013 ai u përfol të kishte tradhtuar Kim me modelen kanadeze Leyla Ghobadi, ndërsa në janar të këtij viti rrjeti shpërtheu pasi përdoruesja e TikTok, Ava Lousie tha se Kanye po tradhtonte Kim me yllin e Youtube, Jeffrey Star para se të zyrtarizohej divorci.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll