Bota

Vdekja e reperit grek Mad Clip: Pyetjet “e nxehta” që zbardhin tragjedinë, muzikanti nuk mbante as rripin e sigurimit

4 Shtator 2021, 08:16 Nga DOSJA
Vdekja e reperit grek Mad Clip: Pyetjet “e nxehta” që zbardhin

GREQI– Mediat greke i kanë dedikuar një artikull aksidenti në të cilin u përfshi reperi i njohur, Mad Clip, i cili humbi jetën brenda mjetit të tij Porsche. Policia Rrugore ka bërë një hetim në lidhje me aksidentin duke nxjerrë edhe vlerësimet fillestare nga gjetjet. 4 pyetjet kanë marrë përgjigje, duke bërë fajtor për ngjarjen e ndodhur vetëm drejtuesin e mjetit lukosez, reperin e “fiksuar” pas shpejtësisë. 

PYETJET DHE PËRGJIGJIET: 

1) A ishte përfshirë një automjet tjetër në aksident? Përgjigja e dhënë nga burimet policore është negative.

2) A luajti makina Audi R8 një rol në aksident? Edhe në këtë rast, burimet policore thonë jo. Audi R8 mban distancën nga Porsche e muzikantit 34-vjeçar.

3) A doli Mad Clip nga rrugë? Përgjigja për këtë pyetje është jo. Nga dëshmitë e mbledhura, nuk rezulton se muzikanti i njohur ka përplasur automjete të tjera. Ai thjesht tejkaloi shpejtësinë e parashikuar.

4) A mbante rrip? Deri më tani askush nuk ishte në gjendje t’i jepte përgjigje kësaj pyetje. Por sipas të dhënave, reperi brenda mjetit nuk u gjet në vendin e shoferit, por në atë të pasagjerit. Detaj që tregon se nuk e mbante rripin.

Reperi grek u gjet pa jetë brenda makinës së tij, dy net më parë, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. Si pasojë e impaktit të përplasjes ai ndërroi jetë në vend, duke shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë dhe nga kolegët.

Marrë nga Newsbomb

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mad clip vdes mad clip mad clip vdes mad clip

Sondazh

Poll