Bota

Vaksina mbi kuaj! Mjekët në Fixhi udhëtojnë për orë të tëra për të dërguar dozat në fshatrat e largëta

4 Shtator 2021, 07:13 Nga DOSJA
Vaksina mbi kuaj! Mjekët në Fixhi udhëtojnë për

FIXHI– Për të arritur në fshatin Nakida, dr. Losalini Tabakei dhe kolegët e saj udhëtuan për orë të tëra në male, pyje e shpate të pjerrëta, për të vaksinuar komunitetin e largët prej vetëm 60 banorësh. Vaksinat u dërguan veçmas mbi kuaj në kuti frigoferike, duke u transferuar përgjatë lumit.

Ekipi i përbërë nga Tabakei, si dhe infermierë, konsulentë, regjistrues, një oficer policie, praktikantë dhe një punonjës shëndetësor lokal, e bënë udhëtimin si pjesë e fushatës së qeverisë së Fixhit për të “mos lënë askënd prapa”.

Vendi po përballet me një shpërthim shkatërrues të versionit Delta-s me 47 mijë raste dhe rreth 500 vdekje. Deri më tani, Tabakei dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë kanë vizituar afërsisht 20 fshatra.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fixhi vaksina mbi kuaj fixhi vaksina mbi kuaj

Sondazh

Poll