Aktualitet

Dy të miturit u fshehën brenda! Vidhet gjatë natës katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ në Korçë, autorët marrin sasin

2 Shtator 2021, 07:06 Nga DOSJA
Dy të miturit u fshehën brenda! Vidhet gjatë natës

KORÇË– Është grabitur gjatë natës katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ në qendër të qytetit të Korçës. Autorë të ngjarjes mësohet se kanë qënë dy të mitur të cilët janë fshehur brenda katedrales dhe kanë mundur që të marrin sasinë e parave që ndodhej në arkë.

Në Korçë objektet e kultit shpesh kanë rënë pre e vjedhjes së arkave apo sendeve me vlerë. Policia po heton ngjarjen për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Katedralja në Korçë ka rënë pre disa herë e vjedhjeve nga persona të ndryshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vidhet katedralja ne korce vidhet katedralja ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2021, 06:59

DURRES –Policia e Durrësit ka arrestuar sot 5 persona për vepra të ndryshme ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Shumica janë arrestuar pasi janë kapur me d...