Bota

Mutacioni më i ri i Covid, OBSH mban në mbikëqyrje variantin ‘’MU’’

2 Shtator 2021, 10:35 Nga DOSJA
Mutacioni më i ri i Covid, OBSH mban në mbikëqyrje variantin

OBSH po monitoron variantin më të ri të Coronavirusit i njohur si variant ‘’MU’’. Ky variant u identifikua për herë të parë në Kolumbi.

Mutacioni ‘’MU’’ mund të jetë imunë edhe ndaj vaksinave kundër Covid të prodhuara deri tani. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky variant i ri po përhapet në Amerikën e Jugut. OBSH thotë se duhen më shumë studime për variantin ‘’MU’’, por sipas zyrtarëve ka rrezik që të jetë imunë ndaj vaksinave.

Deri më tani OBSH ka përcaktuar 2 variante më të rrezikshme të Covid si : Alpha (e pranishme në 193 shtete) dhe Delta ( e pranishme në 170 shtete).

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid covid

Sondazh

Poll