Art&Argëtim

Gjithçka nisi nga një karrotë e deformuar, ministrja turpërohet live

2 Shtator 2021, 06:58 Nga DOSJA
Gjithçka nisi nga një karrotë e deformuar, ministrja

ZELANDË E RE – Carmel Sepuloni, ministrja për zhvillimin social në Zelandën e Re, është përballur me një situatë mjaft të sikletshme gjatë një interviste virtuale  dy ditë më parë.

Ndërkohë që ajo ishte duke u përgjigjur pyetjeve live, djali i saj ka hyrë në dhomë shumë I emocionuar për t’i treguar karrotën me formën e çuditshme që kishte gjetur tek perimet.

Megjithëse ministrja bën përpjekje të vazhdueshme për t’ja larguar karrotën nga dora, djali nuk tërhiqet dhe tani ja drejton karrotën edhe kamerës. Ministrja e ka mbyllur videon, por duket se pastaj e ka marrë me të qeshura veprimin teksa e postoi videon në faqen e saj dhe e sqaroi situatën.

“Ai momenti kur je duke bërë një intervistë live në Zoom dhe djali yt hyn duke bërtitur dhe duke tundur një karrotë që e ka formën si një pjesë e trupit mashkullor. Po, sa nuk u rrahëm për një karrotë në kamera. Tani po qesh, por në ate momënt nuk isha aspak”, ka shkruar ministrja në Tweeter poshtë videos.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale karrota e deformuar ministrja turperohet live karrota e deformuar ministrja turperohet live

Sondazh

Poll