Aktualitet

Kultivuan drogë në banesë në Fier, arrestohet 69-vjeçari, shpallen në kërkim i biri dhe nipi

1 Shtator 2021, 08:13 Nga DOSJA
Kultivuan drogë në banesë në Fier, arrestohet

FIER– Policia në Fier ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë kultivuar kanabis sativa.

Në flagrancë është arrestuar Bektash Gropasi 69 vjeç, ndërkohë që në kërkim janë shpallur E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Cakran. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 69 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier bektash gropasi arrestim ne fier bektash gropasi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 06:52

ITALI– Funerali i Aron Tila, fëmijës 4-vjeçar shqiptar që vdiq nga shembja e ndërtesës në në Itali, do të mbahet sot në orën 11 në kishën Sant’Antonio Ab...