Bota

Anketa: 54% e të rriturve amerikanë mbështesin tërheqjen nga Afganistani

1 Shtator 2021, 07:07 Nga DOSJA
Anketa: 54% e të rriturve amerikanë mbështesin tërheqjen nga

Më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë, 54%, besojnë se vendimi për tërheqjen trupat amerikane nga Afganistani pas 20 vitesh lufte ishte “i drejtë”, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

Rreth 42% e të rriturve amerikanë të anketuar thanë se vendimi për t’u tërhequr ishte “i gabuar”.

Sondazhi u realizua nga datat 23-29 gusht, para përfundimit të tërheqjes. 69% e të anketuarve thanë se Shtetet e Bashkuara kryesisht nuk i arritën qëllimet e tyre në Afganistan.

Rreth një e katërta, 26%, thanë se administrata e Presidentit Biden bëri një punë “të shkëlqyeshme” ose “të mirë” në “trajtimin e situatës në Afganistan”. 29%thanë se administrata kishte bërë një punë “të favorshme” ndërsa 42% e të anketuarve thanë se veprimet e administratës ishin të dobëta. Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 54% e amerikaneve jane pro largimit nga afganistani sondazhi ishba 54% e amerikaneve jane pro largimit nga afganistani sondazhi ishba

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 06:41

AFGANISTAN– Presidenti amerikan Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani, një veprim që çoi në kthimin e mil...