Aktualitet

Dhunë ndaj bashkëshorteve dhe hallës! Policia arreston dy burra në Tiranë, shpall në kërkim një tjetër

1 Shtator 2021, 07:24 Nga DOSJA
Dhunë ndaj bashkëshorteve dhe hallës! Policia arreston dy burra

TIRANE –Ditën e sotme Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale ‘dhunë në familje’. Personi me inicialet E.Z, 32 vjeç është shpallur në kërkim pasi në rrugën “Vëllezërit Manastirliu’’ ka ushtruar dhunë ndaj hallës së tij. Në flagrancë është arrestuar shtetasi L.M., 37 vjeç pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij. Është arrestuar edhe S.T., 37 vjeç pasi sitematikisht ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur këtë të fundit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.10.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij. po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit S. T., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje tirane dhune ne familje tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 06:52

ITALI– Funerali i Aron Tila, fëmijës 4-vjeçar shqiptar që vdiq nga shembja e ndërtesës në në Itali, do të mbahet sot në orën 11 në kishën Sant’Antonio Ab...