Bota

Ende nuk janë zëvendësuar 12 ambasador, Haradinaj: Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit

31 Gusht 2021, 12:55 Nga DOSJA
Ende nuk janë zëvendësuar 12 ambasador, Haradinaj: Qeveria e

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se Qeveria e Kurtit po tallet me misionet diplomatike të Kosovës pasi ende nuk ka zëvendësuar 12 ambasadorët që u liruan nga detyra gati 1 muaj më parë.

Në një status në “Facebook”,ai ka shkruar se moszëvendësimi i ambasadorëve është një zvarritje e skajshme e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë. Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe abasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë. Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë që u tërhoqën nga shërbimi, për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në botë. Jo pa arsye, veçoj ambasadorët Beqë Cufaj, Avni Arifi dhe Arbër Vllahiu me të cilët kam bashkëpunuar ngusht dhe shpreh gjithë falënderimin tim për profesionalizmin e tyre në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në vendet respektive”, ka thënë Haradinaj në një reagim në Facebook.

Të liruarit nga detyra më 19 maj: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) e Amir Ahmeti (Katar).

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora misionet diplomatike qeveria kurti 2 ramush haradinaj misionet diplomatike qeveria kurti 2 ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 12:02

Zgjedhjet në Gjermani përballë së panjohurës

GJERMANI– Rezultati i institutit demoskopik Forsa i ditëve të fundit erdhi papritur. Sipas tij socialdemokratët (SPD) kryesojnë në sondazhe, për herë të p...