Bota

Çudira! I riu nga Kosova gëlltit telefonin NOKIA, flet doktori që ia nxori nga barku: Bateria mund të shpërthente, u mundua

31 Gusht 2021, 07:30 Nga DOSJA
Çudira! I riu nga Kosova gëlltit telefonin NOKIA, flet doktori

KOSOVË– Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë, ku një 33-vjeçari i është nxjerrë nga barku një celular NOKIA. I riu e kishte gëlltitur celularin katër ditë më parë për arsye që nuk dihen dhe po i rrezikohej jeta.

Ishte doktori Skënder Telaku, personi që kreu ndërhyrjen duke u shprehur më pas për mediat e ishte bateria, ajo që i rrezikonte jetën të riut. 

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj. Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Nuk ishte operacion. Nga goja e kemi nxjerrë objektin e huaj. Po të mos kishim sukses do të duhej ta kishim bërë operacion. U munduam dy orë për ta nxjerrë,“-tha doktori për Gazetën Express.

Lajmi dhe fotot e telefonit janë shpërndarë kudo në rrjete sociale duke bërë bujë, ndërkohë që mister mbetet ende shkaku i gëlltitjes së telefonit nga pacienti 33-vjeçar. Duke marrë parasysh përmasat e telefonit, pa vetëdije nuk ka qenë…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni i riu gelltit telefonin nokia kosove skënder telaku i riu gelltit telefonin nokia kosove skënder telaku

Sondazh

Poll