Bota

‘Pas 20 vitesh ne i kemi mundur amerikanët’, udhëheqësit talebanë ecin nëpër pistë në aeroportin e Kabulit p

31 Gusht 2021, 06:54 Nga DOSJA
‘Pas 20 vitesh ne i kemi mundur amerikanët’,

AFGANISTANI– Talebanët morën kontrollin e plotë të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit të martën pasi avioni i fundit amerikan u largua nga pista e tij, duke shënuar fundin e luftës më të gjatë për Amerikën dhe duke lënë pas një aeroport tani të qetë dhe afganët jashtë tij ende duke shpresuar të iknin nga sundimi i kryengritësve.

Sipas Guardian, automjetet vraponin vajtje -ardhje përgjatë pistës së vetme të Aeroportit Ndërkombëtar, Hamid Karzai në anën ushtarake veriore të aeroportit. Para agimit, luftëtarët talebanë të armatosur rëndë kaluan nëpër hangarët në anën ushtarake, duke kaluar disa nga shtatë helikopterët CH-46 që Departamenti i Shtetit përdori në evakuimet e tij para se t’i bënte ato të papërshtatshme.

Pas 20 vitesh ne i kemi mundur amerikanët. Ata janë larguar dhe tani vendi ynë është i lirë. Është e qartë se çfarë duam. Ne duam Sheriatin (ligjin islam), paqen dhe stabilitetin.”-tha Mohammad Islam, një roje talebane në aeroport.

Udhëheqësit talebanë kanë ecur simbolikisht nëpër pistën në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit pas tërheqjes nga SHBA, duke shënuar fitoren e tyre. Zyrtarët talebanë filmuan fushën ajrore të zbrazët në celularët e tyre, të rrethuar nga anëtarë të forcave speciale të kryengritësve.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha në një transmetim të drejtpërdrejtë nga një militant teksa po ecte nëpër objekt: “Bota duhet të kishte mësuar mësimin e tyre dhe ky është momenti i kënaqshëm i fitores.

Lajmi kryesor/ Përfundon tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, largohet avioni i fundit nga Kabuli, vendi zgjohet në një epokë të re nën pushtetin e talebanët, më shumë se 122 mijë persona arritën tu shpëtonin talebanëve

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin trupat amerikane largohen nga afganistani zabihullah mujahid talebanet pushtojne afganistanin trupat amerikane largohen nga afganistani zabihullah mujahid

Sondazh

Poll