Aktualitet

‘Mos fluturoni’! Kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë, policia pezullon 10 patenta, drejtuesit ndëshkohen me 400.0

31 Gusht 2021, 05:15 Nga DOSJA
‘Mos fluturoni’! Kontrolle në rrugën

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme policia ka vijuar kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, policia prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes ka konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h. Policia pezulloi 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar dhe janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë. Ndërsa janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.Prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar. Janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore kontrolle nga policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2021, 20:22

Gjendet një trup i pajetë në Shijak

DURRËS– Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme. Mësohet se kufoma u gjet në Shijak, por ende nuk bëhet me dije vendi i saktë. Nuk dihet nëse...

Aktualitet 30 Gusht 2021, 18:46

Pandemia i shkurtoi jetën shqiptarëve

TIRANË– Jetëgjatësia e shqiptarëve pësoi një rënie dramatike gjatë vitit të kaluar, besohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke fshirë një dekadë...