Aktualitet

AMT publikon shkresën, KLP u pranon kërkesën dhe nis hetimin për prokuroren Manjola Kajana

30 Gusht 2021, 20:46 Nga DOSJA
AMT publikon shkresën, KLP u pranon kërkesën dhe nis hetimin

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë me dije se Këshilli i Lartë i Prokurorisë u është përgjigjur në lidhje me kallëzimin që kanë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për prokuroren Manjola Kajana.

Në një postim në rrjetet sociale, AMT bën me dije se sot u ka shkuar shkresa që i informon se është administruar kërkesa e aktivistëve për fillimin e hetimit administrativ dhe marrjen e masëv disiplinore ndaj Kajanës.

Postimi i AMT:

Sot nga Këshilli i Lartë i Prokutorisë na erdhi shkresa, e cila na vë në dijeni të hapave të mara nga ky institucion lidhur me kërkesën e bërë nga ne për fillimin e hetimit administrativ dhe shkarkimin e prokurores së SPAK Manjola Kajana, akuzuar nga ne për veprat penale shpërdorim detyre dhe korrupsion i prokurorëve. Kemi dëshmuar se do i shkojmë deri në fund betejës ligjote për Teatrin. Para ligjit do dalin jo vetëm zyrtarë vendas e të huaj të cilët kanë gisht në veprën penale të shembjes së Teatrit Kombëtar por dhe aferën korruptive të ndërtimit të kullave në sheshin e Teatrit. Teatri Aty Dhe Ashtu Si Ishte.

Më 11 gusht, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi në SPAK një kallëzim për vendimin e prokurores së SPAK Manjola Kajana, e cila nuk pranoi nisjen e hetimit për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, pas takimit të këtij të fundit me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Aktivistë e akuzonin prokuroren për shpërdorim detyre.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet manjola kajana nisin hetimet per manjola kajanen manjola kajana nisin hetimet per manjola kajanen

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2021, 20:22

Gjendet një trup i pajetë në Shijak

DURRËS– Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme. Mësohet se kufoma u gjet në Shijak, por ende nuk bëhet me dije vendi i saktë. Nuk dihet nëse...

Aktualitet 30 Gusht 2021, 18:46

Pandemia i shkurtoi jetën shqiptarëve

TIRANË– Jetëgjatësia e shqiptarëve pësoi një rënie dramatike gjatë vitit të kaluar, besohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke fshirë një dekadë...