Bota

Përfundon evakuimi në Afganistan, largohet avioni i fundit nga Kabuli, më shumë se 122 mijë persona arritën tu shpëtonin

30 Gusht 2021, 20:28 Nga DOSJA
Përfundon evakuimi në Afganistan, largohet avioni i fundit nga Kabuli,

AFGANISTAN- Afati i evakuimit amerikan në Afganistan i ka ardhur fundi. The Guardian, shkruan se lajmi është konfirmuar nga vetë Pentagoni. Përmes gjeneralit Kenneth McKenzie, Pentagoni zyrtarizoi se fluturimi i fundit nga Kabuli është nisur. Ai u shpreh ndër të tjera se kostoja e këtij operacioni 20-vjeçar është 2,461 ushtarë amerikan të vrarë dhe mbi 20 mijë të tjerë të plagosur. 

Tërheqja e sotme nënkupton si fundin e komponentit ushtarak të evakuimit, por edhe fundin e misionit gati 20 -vjeçar që filloi në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001. Është një mision që solli Osama Bin Ladenin para drejtësisë së bashku me shumë nga bashkë-komplotistët e tij të Al Kaedës. Kostoja e operacionit ishte 2,461 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe civilë të vrarë dhe më shumë se 20,000 të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e tyre sot ndërsa kujtojmë arritjet e tyre heroike. Asnjë fjalë nga unë nuk mund të kapë sasinë e plotë të sakrificave dhe arritjeve të atyre që shërbyen, as emocionet që ata po ndiejnë në këtë moment, por unë do të them se jam krenar që edhe djali im edhe unë kemi qenë pjesë prej saj”, tha ai.

Edhe gazetari Naveed Jamali në një postim në rrjetet sociale shkroi se lufta ka marrë fund. 

Postimi i gazetarit Naveed Jamali:

Vini re se është zyrtarisht 31 gusht në Afganistan. Pra, fluturimi është nisur deri në datën e rënë dakord. Zyrtare nga SHBA për mua: Aeroplani i fundit është nisur. Lufta ka mbaruar.”

Talebanët pas 2 dekadash luftime arritën që të merrnin kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. Nga frika e talebanëve shumë afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane janë larguar nga vendi, ndërkohë që po ashtu edhe gazetarë, të cilët kanë raportuar mbi situatën në vend, apo edhe civilë kanë zgjedhur që të largohen për t’i shpëtuar miorisë së talebanëve. Data 31 gusht ishte afati i fundit për evakuimet e SHBA-së, i cili ka përfunduar sot. Gjithsej raportohet se mbi 122,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli.

Shënim: Në Afganistan tani është data 31 gusht, e cila përkon me përfundimin e evakuimit të SHBA-ve

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kenneth mckenzie naveed jamali perfundon evakuimi nga afganistani kenneth mckenzie naveed jamali perfundon evakuimi nga afganistani

Sondazh

Poll