Art&Argëtim

Njihuni me Elvis Presley shqiptar, 53-vjeçarin që jeton si ylli i “rock&roll”-it

4 Qershor 2019, 16:51 Nga DOSJA
Njihuni me Elvis Presley shqiptar, 53-vjeçarin që jeton si ylli i

Arjani tregoi se është frymëzuar nga Elvis Presley që në moshë të re, e tashmë prej vitesh këndon e kërcen gjithë pasion njësoj sikur ai. 53-vjeçari është fansi më i madh i mbretit të rock&roll në Shqipëri, aq shumë sa që ka ndryshuar tërësisht edhe stilin e tij të jetës.

I talentuar jo vetëm në këngë e kërcim, por edhe në imitim, ai e sheh taksinë e tij si skenën më të ngrohtë për të imituar yllin e rrokut.

I ftuar në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ ditën e djehsme, Arjani e nisi me një performancë që kënaqi publikun, duke sjellë këngën shqiptare “Do marr çiften” në një version krejtësisht ndryshe, me nota rroku e lëvizje karakteristike të Presley-t.

Teksa Bieta e pyeti nëse është ndjerë i paragjykuar në Shqipëri, 53-vjeçari theksoi se kjo gjë e bën të lumtur dhe se ndihet shumë mirë që ka mirëkuptimin dhe mbështetjen nga familja.

“Çdo njeri ka mendimin e vet, mund të gjykojë sipas mënyrës së vet. Thjesht unë ndihem mirë dhe kaq. Edhe me këtë që po bëj tani, thjesht dua të tregoj që jam një fans i çmendur i Elvisit”,-përfundoi ai.

Marrë nga Top Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arjan kumrian elvis presly shqiptar ftese ne pese arjan kumrian elvis presly shqiptar ftese ne pese

Sondazh

Poll