Bota

RREGULLAT E REJA! Kosova shtrëngon masat për hyrjet në vend: Duhet certifikatë vaksinimi, test covid-19 të 72 orëve të fu

29 Gusht 2021, 16:22 Nga DOSJA
RREGULLAT E REJA! Kosova shtrëngon masat për hyrjet në vend:

KOSOVË– Kosova ka shtrënguar masat për të gjithë qytetarët që do të duan ta vizitojnë vendin pas datës 30 gusht. Pas kësaj date, vizitorët duhet të jenë të pajisur me Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, Testi RT-PCR negativ për COVID -19 ose Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19.

Nga këto rregulla përjashtohen ata që hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, transportuesit, moshat nën 18 vjeç dhe diplomatët e huaj.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës, kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë, përjashtohen; Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh; Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë; Personat nën moshën 18 vjec.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll