Bota

Shpërthimi në një fabrikë në Britani dy ditë më parë, re të zeza tymi vijojnë të mbulojnë zonën ndërsa një punonj

29 Gusht 2021, 08:49 Nga DOSJA
Shpërthimi në një fabrikë në Britani dy ditë

BRITANI– Disa shpërthime të shumta kanë ndodhur mëngjesin e së premtes në Leamington Spa në Britani, ku dyshohet se një punonjës ka mbetur i bllokuar brenda.

Sipas BBC, disa rrugë kryesore janë mbyllur dhe banorët këshillohen të qëndrojnë brenda në Juno Drive, pranë Leamington, ndërsa shërbimet e urgjencës i afrohen vendit të ngjarjes për t’u marrë me zjarrin. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende publik.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe përfaqësuesit e fabrikës të cilët janë shprehur se ka ndodhur një incident, por ende nuk e dinë shkakun e shpërthimit.

“Në orët e mëngjesit, autoritetet zjarrfikëse raportuan për një zjarr në uzinën tonë Leeson Polyurethanes në Leamington Spa. Ne ende nuk e dimë shkakun e incidentit, por po punojmë ngushtë me efektivët e urgjencës, zyrtarët lokalë dhe ekipet tona në fabrikë për të përcaktuar se çfarë çoi në këtë incident. Duam të falënderojmë punonjësit tanë, partnerët lokalë dhe personelin e urgjencës që iu përgjigjën incidentit ndërsa vazhdojnë të shuajnë zjarrin”, shkruhet në reagim.

Zyrtarët thanë se hetimet e tij po vazhdojnë dhe banorët që ishin evakuuar kanë qenë në gjendje të kthehen në pronat e tyre, me Shëndetin Publik në Angli që i këshillon ata të hapin dritaret dhe të ventilojnë pronat e tyre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shperthim ne nje fabrike ne britani zjarr ne leamington shperthim ne nje fabrike ne britani zjarr ne leamington

Sondazh

Poll