Art&Argëtim

Çfarë po ndodh mes Bradley Cooper dhe Irina Shayk? Lindin dyshimet për ndarje të çiftit

4 Qershor 2019, 10:42 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh mes Bradley Cooper dhe Irina Shayk? Lindin dyshimet

Marrëdhënia e Bradley Cooper dhe Irina Shayk mesa duket nuk është dhe aq e mirë kohët e fundit dhe dyshimet për një ndarje mes tyre janë të forta. Sipas një burimi të “New York Post”, Bradley Cooper dhe Irina Shayk, prindërit e një vajze të vogël, po shkojnë drejt ndarjes.

Sipas raportimeve “gjërat nuk janë mirë në çift“. Madje burime pranë çiftit pohojnë  se asnjëri prej tyre nuk është i lumtur dhe marrëdhënia e tyre mbahet në fije të perit.

Bradley dhe Irina janë takuar që nga viti 2015 dhe duket se grindjet e para në çift filluan pas bashkëpunimit në “A Star Is Born” ku fansat panë kiminë e çmendur mes Bradley dhe Lady Gaga në ekran, gjatë ceremonisë madhështore në Las Vegas të mbrëmjes Oskar.

Në të vërtetë, thuhet se Bradley “nuk ka kaluar aspak kohë” me Gaga-n që nga dueti i tyre i pianos gjatë shfaqjes së çmimeve Oskar. Pra, vetëm për shkak se marrëdhëniet e raportuara të Bradley dhe Irina Shayk vijnë disa muaj pas gjithë kësaj, nuk do të thotë që Gaga kishte të bënte me pakënaqësitë mes tyre.

Burimi: Cosmopolitan

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bradly cooper irina shayk ndarje bradly cooper irina shayk ndarje

Sondazh

Poll