Art&Argëtim

VIDEO/ ‘Paqja fillon me një buzëqeshje’, koncerti për fëmijët jetimë që bashkoi artisët në “Asllan Rusi”

4 Qershor 2019, 13:34 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Paqja fillon me një buzëqeshje’, koncerti për

TIRANË-Në kryeqytet pasditja e 3 qeshorit mori emrin e festës, muzikës dhe harmonisë në ambjentet e Pallatit të Sporteve ‘Asllan Rusi’. Koncerti i bamirësisë kushtuar fëmijëve jetimë dhe në nevojë mboldhi pasditen e djeshme 17 këngëtarë të njohur të skenë shqiptare.

Koncerti i bamirësisë, organizuar për fëmijët në nevojë dhe jetimë do të mbahet më 3 qershor në pallatin e esporteve Asllan Rusi. Koncerti do të sjellë në skenë 17 këngëtarë të njohur të skenë shqiptare, gjithashtu do të ketë edhe shumë surpriza.

Eni Koçi, Genc Pervukaj, Blerina Matraku, Ervin Bushati, Lili Gjidodaj, Xhesika Polo, Aurel Thëllimi, Silvana Rusi, por jo vetëm, artistë të tjerë, personazhe publikë dhe të medias u bënë pjesë e kësaj kauze.

‘Paqja fillon me një buzëqeshje‘, mbante emrin kauza dhe nis kështu si ide për të sjellë një buzëqeshje në fytyrat e atyre fëmijëve. Era Çela, organizatorja e këtij koncerti për Dosja.al tregoi se përgatitjet e këtij organizimi iu kishin falur paqe dhe dashuri dhe e tillë do ishte edhe rezultati tek të gjithë pjesëmarrësit.

Mbrëmja vazhdoi mes kërcimit, muzikës dhe të qeshurave pafund nga fëmijët e vegjël, të cilët morën dhurata në fund të koncertit, ushqime dhe veshmbathje. Premtimi u mbajt, komuniteti ‘EGO’ shpërndau 250 pako për fëmijët jetimë, të ilët morën ndihmat e para.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture koncert bamiresie paqja fillon me nje buzeqeshje koncert bamiresie paqja fillon me nje buzeqeshje

Sondazh

Poll