Aktualitet

Mbërritën mbrëmë nga Kabuli dhe Doha! Pamjet e afganëve në Qytet Studenti, policia i ruan 24 orë

28 Gusht 2021, 08:28 Nga DOSJA
Mbërritën mbrëmë nga Kabuli dhe Doha! Pamjet e afganëve

TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga ‘Qytet Studenti’ aty ku janë akomoduar afganët që mbërritën mbrëmjen e djeshme në Rinas. Nga sot për ta nis një jetë e re, shumë ndryshe nga ajo që përjetuan në Afganistan, ku ishin nën pushtetin e talebanëve.

Shihet që në oborr kanë dalë fëmjët, gratë dhe burrat. Forcat e policisë janë të pranishme pasi afganët do të ruhen 24 orë. Në dispozion janë dhe përkthyesit që gjenden në çdo godinë ku ata po strehoen.

154 qytetarë afganë mbërritën gjatë natës së kaluar në Shqipëri, në dy fluturime: 95 nga Kabuli në ora 22.45, ku u pritën nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate, në pritjen e të cilëve mori pjesë edhe kryeministri Rama.

275 afganë të strehuar në Shqipëri! Dje mbërritën tre grupe, akomodohen në Tiranë dhe Durrës. Rama: U arratisën nga Afganistani fatkeq

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll