Aktualitet

Shpërndante KOKAINË në Berat! Kapet 33-vjeçari, në banesë kishte peshore elektronike dhe shuma parash (EMRI)

28 Gusht 2021, 08:20 Nga DOSJA
Shpërndante KOKAINË në Berat! Kapet 33-vjeçari, në

BERAT– Një person është arrestuar në Berat pasi shpërndante doza të vogal droge. Ardit Bajrami, 33-vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori u kap në flagrancë nga efektivët me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në vnesën e tij u zbulua se kishte lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bie në prangat e Policisë 33-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular si dhe një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardit bajrami arrestim ne berat ardit bajrami arrestim ne berat

Sondazh

Poll