Aktualitet

Kultivim kanabisi, armëmbajtje pa leje, vjedhje e mjetit ‘Benz’, dy të arrestuar në Lezhë (EMRAT)

28 Gusht 2021, 07:40 Nga DOSJA
Kultivim kanabisi, armëmbajtje pa leje, vjedhje e mjetit

LEZHË– Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në fshatin Fanë, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Pjetër Keci, banues në fshatin Fan, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Është arrestuar dhe Ritvan Keqi, 36 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe të kultivimit të bimëve narkotike. Ky person dyshohet se mbrëmjen e datës 26.06.2021, ka vjedhur automjetin tip “Benz” ,në pronësi të shtetasit J.V, banues në Kurbin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mirditë/Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Kurbin/Vihet në pranga një 36-vjeçar, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe kultivimit të narkotikëve. Shërbimet e Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Fanë, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Pjetër Keci, banues në fshatin Fan, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ritvan Keqi, 36 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe të kultivimit të bimëve narkotike.Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e datës 26.06.2021, ka vjedhur automjetin tip “Benz” ,në pronësi të shtetasit J.V, banues në Kurbin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja “.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe pjeter keci ritvan keci arrestim ne lezhe pjeter keci ritvan keci

Sondazh

Poll