275 afganë të strehuar në Shqipëri! Dje mbërritën tre grupe, akomodohen në Tiranë dhe Durrës. Rama: U arratisën nga Af
27 Gusht 2021, 19:08Nga DOSJA
TIRANË– Në Shqipëri kanë mbërritur 275 afganë. Ditën e djeshme erdhën në vendin tonë dy avionë.
Në orën 23:00, 95 emigrantët u ulën në Rinas me avionin e modelit Airbus A330 që ishte nisur direkt nga Kabuli. Ata janë pritur nga vetë ministrja e jashtme Olta Xhaçka, e ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, të cilat kanë shkuar paraprakisht në aeroportin e Rinasit, bashkë me ekipin e mjekëve dhe disa ushtarë.
Grupi i emigrantëve u është nënshtruar kontrolleve mjekësore, njësoj si të parët që erdhën në vendin tonë. Pasi kanë marrë edhe përgjigjet e testeve anti-Covid, ata janë nisur drejt Tiranës, në Qytetin Studenti ku i pritën godina e zbrazura posaçërisht për ta, për tu akomoduar. Gra, burra, të moshuar, fëmijë dhe dy foshnje kanë arritur të shpëtojnë nga talebanët për të gjetur një strehë të përkohshme mes shqiptarëve.
Rreth orës 01:15 mbërriti në Rinas dhe avioni i tretë me qytetarët afganë me 59 pasagjerë.
Sot pritet që të vijë dhe një tjetër avion me qytetarë nga Afganistani, por ende nuk dihet ora e saktë e mbërritjes së tij.
Pas orës tre të mëngjesit, në zonën Ushtarake në Rinas u ul avioni i cili kishte afganët që i shpëtuan luftës në Afganistan. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës. Tashmë ata janë akomoduar në Durrës dhe pritet që grupet e tjera që do vijnë të strehohen në Tiranë dhe Berat.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë deri në momentin që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Policia ka vazhduar kontrollet rrugore gjatë 5 netëve të fundit duke monitoruar me radar rrugët interurbane në hyrje dhe dalje të Tiranës, ko...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme u strehuan në ‘Qytet Studenti’ 95 afganë. Këta mbërritën në Tiranë pak pas mesnate. Pas kontrolleve në Rinas ata u vendosën në d...
TIRANË– Fotot që po shikoni vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, aty ku 95 qytetarë afganë kanë zbritur sot në tokën shqiptare.Me maska anti-Covid, ...
KOSOVË –Një shqiptar me inicialet M.D është arrestuar në Morinë ditën e djeshme pasi mbi të rëndojnë dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe ...
TIRANË– Avioni i dytë me grupin e emigrantëve afganë sapo është ulur në Rinas. Mësohet se rreth 150 afganë po zbresin nga avioni i modelit Airbus A330. Ata...
TIRANË– Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Pamjet e sherrit janë publikuar nga JOQ. Në video shihet se një prej drejtuesve të makinës,...
TIRANË– Greta Dabërdini, vajza shtatzënë që i shpëtoi aksidentit tragjik një ditë më parë në Qafën e Muzinës është transportuar për në spitalin e Tra...
LIBRAZHD- Alfred Kaca wshtw i riu qw u gjet i mbytur në lumin Shkumbin ditën e sotme. 23-vjeçari konsiderohej i humbur prej 4 ditësh në Librazhd, pasi is...