Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Kujtim Alija, Meta: I trishtë lajmi, humbja e tij le pas shumë dhembje

27 Gusht 2021, 11:17 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kujtim Alija, Meta: I trishtë lajmi, humbja e tij le pas

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dirigjentit Kujtim Alija. Meta shkruan se lajmi që mori ishte shumë i trishtë. Ai e cilëson dirgjentin si një simbol të Festivaleve të Këngës për Fëmijë dhe personalitet i shquar i muzikës shqiptare.

POSTIMI:

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të mirënjohur shkodran, Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija, simbolit të Festivaleve të Këngës për Fëmijë.Personalitet i shquar i muzikës shqiptare, dirigjent virtuoz, edukator energjik dhe mësues i palodhur i shumë gjeneratave me vlerat e artit dhe kulturës kombëtare, zbulues i talenteve të rralla që do shkëlqenin në skenat vendase dhe botërore, shembull i intelektualit dhe qytetar model të Shkodrës, humbja e tij le pas shumë dhembje.Ngushëllime familjes, komunitetit të dashur shkodran, artistëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë.Të prehet në paqen e merituar!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture ilir meta kujtim alija ilir meta kujtim alija

Sondazh

Poll