Bota

‘Ky është vetëm fillimi”/ Ish-këshilltari i Trump fajëson Biden për shpërthimet në Kabul: Kjo ndodh kur i dorëzohes

26 Gusht 2021, 16:32 Nga DOSJA
‘Ky është vetëm fillimi”/ Ish-këshilltari i

SHBA- Ish-këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, HR McMaster, ka dënuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani teksa u shpre se sulmi i sotëm ishte vetëm fillimi. BBC shkruan se McMaster, i cili shërbeu si oficer i lartë amerikan në Afganistan, u shpreh se përparësia e SHBA-vë ishte që të largoheshin nga Afganistani pavarësisht se cilat do të jenë pasojat. Ai gjithashtu shtoi se kjo është ajo që ndodh kur dorëzohesh te një organizatë terroriste, dhe shtoi se talebanët dhe ISIS janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Ndoshta ky moment është koha kur ne mund të ndalojmë mashtrimin tonë se këto grupe janë të ndara nga njëra dhe tjetra dhe të pranojnë se janë krejtësisht të ndërthurur dhe të ndërlidhur, dhe ajo që ne po shohim është krijimi i një shteti terrorist, xhihadist në Afganistan. Dhe të gjithë ne do të jemi në rrezik shumë më të madh si rezultat,” u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: Shpërthim i fuqishëm jashtë aeroportit të Kabulit, shëhohen 13 viktima dhe dhjetëra të plagosur, mes tyre dhe fëmijë. Pentagoni: Ishte sulm terrorist, kamikaze shpërtheu veten

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump hr mcmaster joe biden shperthim ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin donald trump hr mcmaster joe biden shperthim ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll