Art&Argëtim

“Isha fëmijë nuk e dija çfarë po bëja”/ Selena Gomez sqaron deklaratën për kompaninë Disney: Jam shumë kren

25 Gusht 2021, 19:47 Nga DOSJA
“Isha fëmijë nuk e dija çfarë po bëja”/

SHBA– Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez së fundmi ka sqaruar deklaratën e mëparshme për kompaninë ‘Disney’ ku tha se firmosi kontratën me të se në atë kohë ishte fëmijë dhe nuk e dinte se çfarë po bënte.

Në fillim të këtij muaji, ajo promovoi serialin e ardhshëm në Hulu ‘Only Murders in the Building’, teksa ishte pjesë e panelit të shtypit të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit, së bashku me Steve Martin dhe Martin Short. Ajo foli për rolin e saj në Wizards of Waverly Place, nga 2007 deri në 2012 dhe tregoi se nuk e dinte cfarë po bënte kur nënshkroi kontratën me “Disney”. 

“Unë nënshkrova me Disney në një moshë shumë të re, kështu që nuk e dija saktësisht se çfarë po bëja. Unë isha një fëmijë që nuk e dija se çfarë po bëja, thjesht vrapoja në xhirime”, u shpreh atëherë Gomez.

Mirëpo në një intervistë të fundit të përbashkët me Martin, Gomez iu drejtua gazetarëve në lidhje me komentin që kishte bërë, duke thënë se e kishte bërë me shaka. Gjithashtu ajo deklaroi se ndihej shumë krenare që ka punuar me kompaninë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz selena gomez selena gomez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Gusht 2021, 08:30

Valdrin Sahiti bëhet baba për herë te dytë

KOSOVË –  Valdrin Sahiti  është i njohur për dizajnet e tij unike dhë është stilisti i shumë figurave publike.Dizajneri i njohur dhe bashkëshortja e tij, E...