Art&Argëtim

Nuk do të largohet nga Top Channel! Luana Vjollca në përgatitje të projekteve të reja, do të ‘mbretërojë’ të shtuna

25 Gusht 2021, 19:08 Nga DOSJA
Nuk do të largohet nga Top Channel! Luana Vjollca në përgatitje

TIRANË–Moderatorja Luana Vjollca, e cila ka një karrierë prej 15-vitesh në Top-Channel, do të vazhdojë të shfaqet sërish në ekranin e këtij televizioni. Disa ditë pasi GazetaEkspress shkruante se drejtuesja e ‘Shiko kush Luan’ do të largohej nga ky televizion, JOQ shkruan se gjithçka është e rremë.

Sipas mediat në fjalë, Luana po negocion me drejtuesit e televizionit rreth një projekti të ri.  Burime për JOQ bëjnë me dije se programi i ri i Luanës, pritet të ketë sukses të madh, për shkak se do të jetë një nga programet më të mira që është parë në ekranet shqiptare.

Nga të njëjtat burime, mësohet se në Top Channel, po punohet për studion e re të Luanës, ndërkohë që dita e shtunë, që ka qënë historikisht e Luanës, është lënë bosh për moderatoren e njohur. Drejtuesit e Top Channel, kanë patur shumë propozime për spektakle të tjera ditën e shtunë në prime-time, por i kanë refuzuar për shkak se kjo ditë i është caktuar Luanës, që nga muaji shtator deri në shkurt, në çdo sezon televiziv. Shumë shpejt pritet të mësohet edhe sesi do të quhet projekti më i ri i Luana Vjollcës.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz luana vjollca luana vjollca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Gusht 2021, 08:30

Valdrin Sahiti bëhet baba për herë te dytë

KOSOVË –  Valdrin Sahiti  është i njohur për dizajnet e tij unike dhë është stilisti i shumë figurave publike.Dizajneri i njohur dhe bashkëshortja e tij, E...