Art&Argëtim

Dafina nxjerr gishtin e mesit, ndjekësit e quajnë të paedukatë por këngëtarja jep përgjigjen epike

25 Gusht 2021, 08:03 Nga DOSJA
Dafina nxjerr gishtin e mesit, ndjekësit e quajnë të

SHQIPËRI –   Dafina Zeqiri ka ndarë një postim në rrjetin social “Instagram” teksa punon për albumin e saj më të ri “Dafinë moj”. Këngëtarja tregon gishtin e mesit dhe disa ndjekëse e kanë quajtur të paedukatë.

“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, e pyeti një nga ndjekëset, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “A duhet të shpjegoj veten time tek ty apo tek ndonjë tjetër e dashur? Më lër të jetoj dhe bëji vetes një nder të madh e dashur, shko jeto jetën tënde dhe mos shiko punët e veprimet e të tjerëve. Jam shumë e lodhur nga njerëzit mendjengushtë si ti!”.

Një tjetër ndjekëse i ka thënë : “Ajo nuk është mendjengushtë, ti je e paedukatë”.

Dhe Dafina nuk e ka lënë pa përgjigje. “Oh, haha, jam e edukuar mjaftueshëm për të parë punët e mia. Mos ta nxora ty gishtin? Të mos pendohesh për veprimet të bën ty të paedukatë? Po më fyen inteligjencën dhe mënyrën se si nëna ime edukon fëmijët? Duhet të të vijë turp nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta ngrita ty? Ti të jesh njeri i mirë dhe i edukuar qesh me këtë postim dhe më uron fat për punën e palodhshme që kam bërë e jo të më tregosh mungesat e tua.

Çfarëdo që të bësh apo të thuash ditët e sotme disa ‘njerëz të zgjuar’ kanë diçka për të thënë, kjo është shumë e trishtueshme… jetoni jetën tuaj”. ka postuar Dafina më pas.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dafina nxjerr gishtin e mesit dafina zeqiri ndjekeset replikojne me dafinen dafina nxjerr gishtin e mesit dafina zeqiri ndjekeset replikojne me dafinen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Gusht 2021, 05:51

Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Pjetër Gjonit, ish – Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Laçit dhe deputetit të Kuvendit Popullor në ...