Aktualitet

ATENTATI ndaj biznesmenit në Lushnje! Ky është kunati i Muçës, plumbat nuk e ‘kursyen’, ndodhet në gjendje të rëndë

24 Gusht 2021, 05:32 Nga DOSJA
ATENTATI ndaj biznesmenit në Lushnje! Ky është kunati i

LUSHNJE– Personi në foto është Judin Velo, kunati i Bledar Muçës i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij në qendër të qytetit. Velo ishte së bashku me Muçon në tavolinë, në momentin e atentatit. Ai mori dy plumba, një në kurriz e një në dorë.

Atentatorët, dy persona, janë afruar pranë lokalit me një mjet tip “Golf”, njgyrë blu të errët. Njeri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka zbrazur mbi 20 plumba kallashnikovi në drejtim të Muçës, duke e lënë të vdekur këtë të fundit. Plumbat kanë kapur edhe kunatin e objektivin, Velon, bashkë më katër persona të tjerë që ndodhen në lokal.

Ervis Tafa, Judin Velo, Sara Liçi, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla janë pesë personat që kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Tafa, Velo dhe Liçi mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, në terapi intensive, ndërsa Sauli e Gjyla ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

MASAKËR në qendër të Lushnjes! Vritet pronari i “Bar Pedonale”, plagoset kunati i tij dhe katër klientë, mes tyre 3 gra, autorët qëlluan mbi 20 herë nga ‘Golf’-i, djegin makinën pas krimit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet judin velo vrasje ne lushnje vritet bledar muco judin velo vrasje ne lushnje vritet bledar muco

Sondazh

Poll