Aktualitet

Atentati në Lushnje, policia publikon njoftimin zyrtar: Një i vrarë dhe tre të plagosur

23 Gusht 2021, 21:04 Nga DOSJA
Atentati në Lushnje, policia publikon njoftimin zyrtar: Një i

LUSHNJE– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes. Sipas njoftimit të Policisë, viktimë ka mbetur një person, Bledar Muça, pronari i lokalit ku u qëllua, ndërsa janë plagosur tre të tjerë.

Tre të plagosurit kanë qenë klientë rastësorë në lokal. ata janë Ervis Tafa; Judin Velo dhe Sara Liçi. Të plagosurit ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevijshme mjekësore.

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bledar muca policia e lushnjes ekzekutohet bledar muca policia e lushnjes

Sondazh

Poll