Aktualitet

U aksidentua në mes të Beratit, ndërron jetë një nga pelegrinët që përplasi “Benz”-i

23 Gusht 2021, 19:58 Nga DOSJA
U aksidentua në mes të Beratit, ndërron jetë një nga

BERAT– Leonard Rrapi, 30 vjeç, një nga pesë personat që mbetën të plagosur në aksidentin e një dite më parë në Berat, ka ndërruar jetë. Mësohet se Rrapi ndodhej në spitalin e Traumës që prej natës së kaluar, aty ku po mjekohej, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Të plagosurit e tjerë, Abaz Kaballi, Robert Sadikaj, Tahir Radiu dhe Astrit Veliu ndodhen ende në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Të pestë sapo kishin zbritur nga Mali i Tomorrit kur u përplasën nga një mjet i llojit “Benz” në qendër të Beratit. Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përfundoi në një dyqan me mjete elektroshtëpiake, duke marrë me vete dhe kalimtarët. I riu, Ergys Petro u gjet pa ndjenja në timon. Ai ndodhet gjithashtu në spital ku u vu sot në pranga.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abaz kaballi astrit veliu ergys petro leonard rrapi robert sadikaj tahir radiu abaz kaballi astrit veliu ergys petro leonard rrapi robert sadikaj tahir radiu

Sondazh

Poll