Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Milot, “ML”-ja përplaset me një tjetër makinë, plagosen tre persona

23 Gusht 2021, 18:26 Nga DOSJA
EMRAT/ Aksident në Milot, “ML”-ja përplaset me një

MILOT– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti autmobilistik. Mësohet se një automjet me drejtues personin e identifikuar si Gazmir Reçi, 23 vjeç është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga një person i identifikuar si Klodian Lleshi, 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri Ermir Reçi. Fotoja e siguruar nga Dosja.al tregon dhe një nga mjetet e shkatërruara si pasojë e përplasjes.

Njoftimi nga policia Kurbin

Në aktin rrugor Milot-Morinë,  automjeti me drejtues shtetasin Klodian Lleshi, 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në milot aksident në milot

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2021, 17:32

TIRANË– Rael Luli, efektivi i repartit RENEA-s që është vënë në pranga si ‘koka’ e një rrjeti trafikantësh në Tiranë, rezulton se shiste vetë kokainë...