Bota

Shifra alarmante infektimesh në Kosovë, nga sot pezullohen operimet jo urgjente, vizitat reduktohen me 50%

23 Gusht 2021, 08:54 Nga DOSJA
Shifra alarmante infektimesh në Kosovë, nga sot pezullohen operimet jo

PRISHTINE– Në javën që lamë pas është shënuar një numër i madh i të infektuarve me koronavirus ndersa kjo ka bërë që të ketë edhe rritje të rasteve që kërkojnë hospitalizim.
Drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, bëri të ditur se ka një rritje drastike të numrit të pacientëve me koronavirus që kërkojnë trajtim spitalor. Sipas tij, çdo ditë po shtrohen nëpër spitale gati 100 pacientë. Për shkak të kësaj situatë, Krasniqi ka thënë se do të detyrohen që nëpër spitale të trajtojnë vetëm rastet e rënda ndërsa kërkon që pacientët të trajtohen edhe ne qendra shëndetësore.

“Edhe në të kaluarën kemi parë që ka funksionuar mirë trajtimi i pacientëve në QMF”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini.

Krasniqi thotë se nga dita e hënë klinikat e QKUK do të reduktohen shumë shërbime në mënyrë që mjekët të fokusohen te pacientët me koronavirus. “Nga nesër jemi të detyruar t’i pezullojmë programet elektive (jo emergjente), ndërsa vizitat në ambulanta specialistike do të reduktohen në 50%. Kërkojmë ndjesë edhe ndaj punëtoreve shëndetësorë pasi jemi detyruar të ndërpresim edhe pushimet e tyre vjetore që të kemi personel të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve”, deklaroi ndër të tjera Valbon Krasniqi, raporton Telegrafi.

Por si është situata me Covid19 teksa varianti Delta përhapet me shpejtësi? Në 24 orët e fundit, në Kosovë u raportuan 11 persona të vdekur në një total që prej fillimit të pandemisë në 2019-ën, në 2326. Ndërkohë që u shënuan 1682 raste të reja, në një total prej 129.309. Në total në Kosovë janë vaksinuar 707.793 persona.

(e.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne kosove valbon krasniqi covid-19 ne kosove valbon krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 23 Gusht 2021, 06:39

HAITI– Natën e 22 deri më 23 gusht 1791, në Santo Domingo (sot Haiti dhe Republika Dominikane) u pa fillimi i kryengritjes që do të luante një rol vendimt...