Art&Argëtim

Gazeta “Dielli” bënë 110 vjeç/ Vatra udhëton drejtë Bostonit për të festuar

16 Shkurt 2019, 18:04 Nga DOSJA
Gazeta “Dielli” bënë 110 vjeç/ Vatra udhëton

Gazeta “Dielli” bënë 110 vjeç. Mbase disa nuk e njohin por ajo është një nga gazetat të cilat mbajti gjallë jo vetëm gjuhën, traditat dhe zakonet shqipe por bëri bashkë dhe gjithë shqiptarët në Amerikë. Nga 15 shkurt i 1909 e deri në 2019 ka mbijetuar dhe forcuar ndër vite veprat e Faik Konicës dhe Fan Nolit.

Gazeta “Dielli” u themelua prej Shoqerisë Besa-Besën me 15 Shkurt, 1909, si fletore e përjavshme. Më 11 Mars, 1913, pasi Shoqëria Besa-Besën u tret në Vatrën dhe Dielli u bë proprietet i Federates, nisi te dalë dy herë në javë. Më 18 Nëntor,1914 nisi te dalë tri herë në javë. Më 9 Nëntor, 1915, nisi te dalë e përditshme. Dhe deri tani ajo ka qënë një gazetë e përditëshme.

Gazeta ”Dielli” mbetet regjistri më i vjetër i Shqiptarëve të Amerikës me një kontribut të jashtzakonshëm në historinë e shtypit shqiptar. Gazeta u kthye në një shkollë për shqiptarët e pashkolluar të Amerikës.

Gazeta u kthye në ushqim mendor dhe shpirtëror i domosdoshëm për shqiptarët e Amerikës, të cilët i mëkoi me dashurinë ndaj Atdheut.Diktatura komuniste u përpoq ta shuante Diellin, por nuk ia arriti, edhe pse i pushkatori apo i burgosi disa nga editoret dhe menaxheret e saj si: Bahri Omari, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Aqif Përmeti, Aqile Tasi e të tjerë.

Vatra dhe Dielli prej 110 vjetësh kanë frymuar prej atdhedashurisë që kanë transmetuar dhe duke qënë se ky është misioni i tyre ato do të vazhdojnë të ekzistojnë. Ditën e sotme Vatra udhëtoi drejtë Bostonit për të festuar 110 vjetorin në Kryekishën e Shëngjergjit dhe bibliotekën Noliane.

 

s.a/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 110 vjeç faik konica fan noli gazeta “dielli” shqipëtarët e amerikës 110 vjeç faik konica fan noli gazeta “dielli” shqipëtarët e amerikës

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shkurt 2019, 16:11

Rita Ora bie në kurth, humbet 3.4 milionë paund

Rita Ora ka pësuar humbje të madhe në llogarin e saj bankare. Ajo ka qënë pjesë e një kurthi ku përmes mashtrimit humbi 3.4 milonë paund.Këngëtarja është shfaqu...

Art&Argëtim 16 Shkurt 2019, 15:34

Ja si duket viti 2018 përmes këtyre fotove

Viti që lamë pas ishte një vit i mbushur me ngjarje të rëndësishme, politike, ekonomike dhe sociale. Mund të themi se ishte një vit i mirë për disa vendime të r...

Art&Argëtim 16 Shkurt 2019, 06:17

Shenja më me fat sot/ Horoskopi 16 shkurt 2019

DashiDo të jeni të mbushur plot emocione gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të keni mosmarrëveshje me një prej të afërmve tuaj ose konflikt me fqinjët. Do të keni f...