Aktualitet

Korça përgatitet për koncertin e Goran Bregoviç, qytetarët flasin për REL: S’kam shkuar kur ishte falas, e jo më so

22 Gusht 2021, 19:44 Nga DOSJA
Korça përgatitet për koncertin e Goran Bregoviç,

KORÇË– Disa rrugë të qytetit të Korçës janë bllokuar në përgatitje e sipër për natën e fundit të Festës së Birrës.

Në mbrëmjen e 22 gushtit, në koncertin e organizuar nga Bashkia e Korçës pritet të këndojë edhe këngëtari Goran Bregoviq. Forca të shumta policore kanë rrethuar perimetrin e zonës ku po zhvillohet organizimi për të ruajtur rendin publik.

Pjesëmarrja e këngëtarit Bregoviq në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri. Këto kundërshtime u bënë nën pretendimin se këngët e tij zgjuan nacionalizëm serb dhe nxitën ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Atmosfera para nisjes së këtij koncerti në Korçë ishte e qetë.

Fluturije Cenolli, banore e Korçës nuk i kupton kundërshtimet në lidhje me pjesëmarrjen e Bregoviqit pasi thotë se “kënga është më e mirë sesa lufta”.

“Këngë do të këndojë dhe do të iki, s’ do të bëjë luftë”, tha ajo.

Në anën tjetër, vendimi i organizatorëve që hyrja në koncert të bëhet me bileta që kushtojnë 1000 lekë i është dukur e padrejtë korçarit, Denis Guri.

“Nuk kam qenë ditëve të tjera e jo sot që është me lekë”, tha ai.

Ndërkaq koncertin dhe atmosferën e 22 gushtit e mirëpriti një qytetar që kishte shkuar atje nga Burreli.

“Nuk i prish punë shtetit shqiptar apo kosovar Goran Bregoviçi”, tha Basir Salaj.

Festa e Birrës në Korçë ka nisur më 18 gusht dhe përfundon të dielën më 22 gusht. Disa këngëtarë shqiptarë dhe sponsorë të këtij organizimi u tërhoqën nga pjesëmarrja ditëve të kaluara në vazhdën e kundërshtimeve lidhur me pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit.

Goran Bregoviq, u lind në Sarajevë në vitin 1950. Babai i tij ishte kroat dhe nëna serbe, kurse gruaja e tij është boshnjake.

Ai është një muzikant dhe ish-frontman i grupit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi. Bregoviq vetë nuk është shprehur publikisht mbi luftërat në ish-Jugosllavi. “Qëndrimi neutral” thonë se ishte arsyeja për të cilin publiku e dënon.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koncerti i bregovic ne korce koncerti i bregovic ne korce

Sondazh

Poll