Bota

Dhanë fjalën për paqe por nuk e zbatuan! Talebanët qëllojnë drejt turmës së qytetarëve, 7 afganë vdesin

22 Gusht 2021, 07:38 Nga DOSJA
Dhanë fjalën për paqe por nuk e zbatuan! Talebanët

AFGANISTAN– Qytetarët afganë vijojnë tentativat e tyre për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar talebanëve. Mëngjesin e sotëm, një turmë qytetarësh u dyndën drejt aeroportit të Kabulit, çka ka detyruar talebanët që të qëllojnë drejt tyre.

Ushtria Britanike ka raportuar për 7 viktima por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e talebanëve. Kaosi që është krijuar ka lënë të plagosur edhe qytetarë të tjerë. Talebanët fillimisht kanë qëlluar në ajër për të trembur turmën e më pas qëlluan drejt qytetarëve duke lënë disa të vdekur.

SHBA paralajmëroi të gjithë qytetarët afganë që të evitojnë aeroportin e Kabulit pasi përveç talebanëve, dyshohet se janë infiltruar edhe luftëtarë të ISIS-it, çka do tua vështirësonte më tej përpekjet për tu larguar nga vendi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 05:33

Qeveria e Kosovës ka miratuar të shtunën vendimin për zgjerim të listës së personave që do të strehojë përkohësisht nga Afganistani, si pasojë e krizës në këtë ...